08:04 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nis shitja e “bishës së gjelbër” së Audi me 450 kuaj fuqi

Gati një vit pas premierës së modelit RS5 Sportback, e cila u mbajt në panairin e veturave në Nju Jork, Audi ka nisur shitjen e këtij automobili në tregun evropian.

RS5 me 5 dyer përdor të njëjtën motor sikurse Audi RS5 Coupe.

Vetura ka motor 2.9 twin-turbo V6 me 450 kuaj fuqi. Fuqia bartet në të katër boshtet përmes ndërruesit automatik prej tetë shpejtësive.

Deri në 100 kilometra në orë, makina arrin për rreth 4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale elektronike është e kufizuar në 250 km/h. Përmes opsionit Dynamic Plus, limiti është 280 km/h. Audi RS5 Sportback kushton në Gjermani 82.700 euro, ndërsa dërgesat e para për blerësit do të bëhen në verë të këtij viti.