11:47 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Nis takimi Aleksandar Vuçiq-Lista Serbe (Foto)

Ka filluar takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në takim janë duke marrë pjesë Vuçiq, përfaqësuesit  listës serbe si dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën që u arrestua dje në Kosovë, Marko Gjuriq, shkruan Indeksonline.

Ndryshe Lista Serbe mbrëmë kanë paralajmëruar një largim të mundshëm nga Qeveria ‘Haradinaj’ gjë për të cilën kanë për të diskutuar në këtë takim të sotëm./Indeksonline/