16:47 / E Hënë, 07 Mars 2022 / LB

Nis takimi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Ka nisur takimi i tretë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë.

Takimi raportohet se po mbahet në Bjellorusi, mirëpo nuk dihet vendndodhja e saktë se ku po zhvillohen bisedimet.

Në dy takimet e para nuk është arritur ndonjë progres i theksuar.

Ndërsa, të enjten e kësaj jave është raportuar se do të zhvillohet një takim mes ministrit të jashtëm rusë dhe atij ukrainas.