Nis takimi i Veselit me ambasadorët, para votimit të demarkacionit (Foto)
Takimi mes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së ka filluar pak më parë.
Në këtë takim, ku pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë këtu edhe demarkacionin dhe liberalizimin e vizave,është duke marrë pjesë edhe Natalyia Apostolova, shkruan Indeksonline.
Takimi mes Veselit dhe ambasadorëve evropianë është duke u mbajtur në sallën e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit C301./Indeksonline/