Nis takimi midis Lajçakut dhe Petkoviqit në Bruksel
Në Bruksel ka fillur takimi midis kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas Tanjug-ut, takimi filloi rreth 11:25.
Në kuadër të raundit të ri të dialogut sot pritet që delegacioni nga Prishtina i kryesuar nga kryenegociatori Besnik Bislimi të takohet me Lajçakun dhe ende nuk dihet nëse do të mbahet edhe një takim trepalësh.