10:11 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nis takimi qeveritar në Prevallë, mbahet në këtë hotel

Ka filluar të mbahet takimi i kabinetit qeveritar në Prevallë.

Ky takim është duke u zhvilluar në “Hotel Sharri” dhe se aty është parë duke hyrë edhe Kryeministri i vendit Albin Kurti.

Takimi është i mbyllur dhe mediat nuk po lejojnë të hyjnë brenda.

Është paralajmëruar se ky takim do të zgjasë me orë të tëra ku pritet të diskutohet për një serë çështjesh.

Ndryshe, zëvëndëskryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se sot i gjithë kabineti qeveritar do të takohen në Sharr, për të diskutuar Programin Qeverisës 2020-2023.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit.

“Sot, në takim pune në Sharr me gjithë kabinetin qeveritar, diskutojmë Programin Qeverisës 2020-2023. Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqesinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera”, ka shkruar Hoti.