10:33 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Niset për udhëtim me avion, 123-vjeçari befason gjithë stafin

Ndoshta keni menduar se një 123-vjecar duhet të jetë një njeri i moshuar që ka thyer rekordin dhe rri i shtrirë në shtrat, por e vërteta është ndryshe.

Gjatë një udhëtimi jashtë shtetit, Swami Sivananda, ngjalli kaos të vërtetë në zyrën e emigrimit midis punonjësve të aeroportit, të cilët të befasuar, vendosën që të bënin një foto si kujtim me të.



Murgu hindu i lindur në vitin 1896, siç thuhet në dokumentet e vendit të tij mbërriti nga India në aeroportin e Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dita lindjes nuk u shpëtoi punonjësve që kontrollonin dokumentet. Swami Sivananda duhet të udhëtonte nga India drejt Londrës, por u ndal transit në Abu Dhabi, ku teksa u ndalua për kontroll, i befasoi të gjithë.


“Askush nuk e besonte, pasi nuk tregonte as 85-90 vjeç. Në zyrën e emigrimit, nuk dinin çfarë të bënin. Mbetëm pa fjalë dhe pati nga ata që silleshin si përballë një lideri botëror para tij”, tha një punonjës i aeroportit.