11:15 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nisin aktivitetet në Prishtinë për nder të 242 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve (Foto)

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shënojnë 242 vjetorin e pavarësisë së tyre. Për nder të kësaj dite, aktivitete ka organizuar edhe Kosova.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, kanë nisur me aktivitete në sheshin “Bill Clinton” ku kori i grave “Nexhmije Pagarusha” performoi 2 këngë të shkurta, raporton Indeksonline.

Tutje, garda ceremoniale e FSK-së e ndërroi  dhe e ngriti flamurin amerikan, për të vazhduar me dhurimin e kartolinave të punuara enkas për 4 korrik 2018 dhe dhurimin e një sasie lëngjeve donacion “Fluidi” Gjilan.

Këto kartolina dhe lëngje do t’ua dhurohen qytetarëve të rastit. Një sasi kartolinash do t’ua dërgohen ushtarëve amerikan prezent në Kampin Bondsteel.

Më poshtë foto nga aktivitetet që shënojnë përvjetorin e pavarësisë së SHBA-ve. /Indeksonline/

Temat: