14:37 / E Diele, 19 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nisin hetimet për kurdisjen e ndeshjes Trepça 89 – Llapi

Fitorja e djeshme e Trepçës 89 ndaj Llapit me rezultatin 5:4, ka sjell në skenë edhe një herë dyshime për ndonjë trukim të mundshëm.

Për këtë duel, tashmë është njoftuar edhe Këshilli për Parandalim të Dhunës dhe Dukurive negative në Sport.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i këtij këshilli, Besim Kelmendi.

“Ne i kemi përcjell gjitha ndeshjet dhe i kemi marr informatat edhe për ndeshjen e fundit, Trepça 89 – Llapi, nga disa informata që i kemi marr i kemi shpërnda për prokurorin kompetent dhe po presim të verifikohen dhe në rast se ka diçka do të fillojnë hetimet normale me shkuarjen në procedurë penale”, tha Kelmendi për Olle.

Ky i fundit tutje tha se kanë disa burime dhe informata që tashmë veçse janë duke i verifikuar për ndeshjen në fjalë, ku më pas presin të fillojnë me hetimet.

Për duelin në fjalë, skuadra vendase e Trepçës së fundi ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare.

89-shi, ka postuar edhe protokolin e ndeshjes ku pretendon se golat nuk janë shënuar në minutat 92′ dhe 98′, gola këta të fitores, porse golat janë shënuar më herët.