11:26 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nisin interpelancat e Haradinajt

Ka nisur tashmë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pikë e rendit janë edhe tri interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Këto janë pikat e sotëm të rendit të ditës:

1.Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,

  1. Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,
  2. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
  3. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
  4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
  5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione. /Indeksonline/