09:53 / E Hënë, 03 Janar 2022 / MSH

Nisin lëvizjet e para, Lukaku po ikë nga Chelsea!

Braktisja e Tuchel për ndeshjen ndaj Liverpoolit e ka acaruar tej mase Romero Lukakun.

Sulmuesi belg po e mendon seriozisht largimin nga Chelsea. Lukaku e ka urdhëruar agjentin e tij që të shoh lëvizjet e mundshme për largimin nga Chelsea në afatin e janarit.

Lukaku ka dy opsione të mundshme për largim. Rikthimi te Inter apo bashkimi me Conten te Tottenham janë dy opsionet e mundshme për belgun.

Lëvizjet e para konkrete raportohet se do të nisin që nga sot./Indeksonline/