12:20 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nisin punimet e stadiumit nacional të Kosovës

Kanë nisur punët për ndërtimin e stadiumi të ri të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Zyrtari i MKRS, Florim Kryeziu, ka publikuar foto të fillimit të punimeve në stadiumin kombëtar.

Kryeziu ka publikuar disa foto ku shihet fillimi fillestar i punimeve. Stadiumi kombëtar do të ndërtohet në Magjistralen Prishtinë – Drenas.

Javë më parë ishte prezantuar edhe projekti, i cili pritet të kushtoj rreth 50 milionë euro. Stadiumi pritet të jetë gati në vitin 2021. /IndeksOnline/