17:45 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / k.v

Nisin punimet në rrugën Lipjan-Shtime, pritet të përfundojnë brenda dy muajve (Foto)

Sot kanë rifilluar punimet për ndërtimin e rrugës së re Lipjan – Shtime.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se pas disa problemeve që i kishin e që tashmë janë zgjidhur kanë filluar sërish me punime e të cilat pritet të përfundojnë deri në fund të vitit.

“Shprehim keqardhje për të gjithë qytetarët që e frekuentojnë këtë rrugë dhe vështirësitë me të cilat u ballafaquan gjatë ditëve të kaluara. Po punojmë që rekonstruimi i kësaj rruge të përfundoj sa më parë”, ka thënë Durmishi./IndeksOnline/