75 Mall Live Search
07:42 / E Enjte, 07 Maj 2026 / F.R

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës Kijevë-Malishevë

Sot nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale në segmentin Kijevë-Malishevë.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe ministrinë detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.

Ngjarja do të mbahet në Malishevë, te kryqëzimi i transitit në drejtim të Kijevës, me fillim nga ora 08:30.