17:40 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / Gj. Sh

Nisin punimet për stadiumin më të ri në Kosovë

Komuna e Dragashit do të bëhet me stadium futbolli.

Ditën e sotme kanë filluar punimet për ndërtimin e stadiumin të qytezës se Dragashit, ku KF Opoja pritet ti luaj ndeshjet si vendas, shkruan IndeksOnline.

Investimi për ndëertimin e këtij stadium do të jetë 400,000 euro, ku donatore janë komuna e Dragashit së bashku me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Pjesë e inspektimit të fillimit të punimeve ishte edhe Drejtori i Administratës Publike, Vetim Ramadani.

Kujtojmë që KF Opoja sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë të Kosovës./IndeksOnline/