12:13 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nisma ende nuk ka vendosur nëse do marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të opozitës

Shefi i grupit parlamentar të Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka folur pas mbledhjes së Qeverisë ku u vendos të mbahet seancën e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.

Sipas Sherifit, Nisma do vendos në mbledhjen e partisë nëse do marrin pjesë në këtë seancë apo jo.

“U vendos që të mbahet seancë e jashtëzakonshme kurse me të njëjtën ditë vazhdon seanca e rregullt ku do të votohen pika te mbetura për votim kurse menjëherë në ditën tjetër do të mbahet seanca e re me 18 pika të reja. Këtë temë do e diskutojmë në kryesinë e partisë më pas do vendosim se a do të marrë pjesë partia e Nismës”, ka thënë Sherifi./Indeksonline/