10:59 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

NISMA i reagon Mytës, për punësimet jashtëligjshëm në arsim

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren reagon ndaj hapjes së konkursit nga DKA-ja në Prizren për mësimdhënës në vendet e lira për të cilat ka pasur një konkurs dhe në të cilin tashmë janë të pranuar në punë kandidatët, edhe pse jashtëligjshëm janë munduar ta anaulonin për llogari elektorale!

Mosrespektimi i U.A 7/2017 neni 13, nga drejtoresha e DKA-së, e bën shkelëse të ligjit njësoj sa z.Haskuka, i cili në kundërshtim me Ligjin e arsimit parauniversitar 04/L-032, po mundohet ta anulojë konkursin e rregullt që është zhvilluar gjatë muajit gusht.

NISMA Sodialdemokrate – Dega në Prizren, mendon se është e papranueshme dhe tepër e dëmshme ku tashmë 3 muaj, nxënësit e Prizrenit humbin mijëra orë mësimi për të cilën shumë shpejt përgjegjësit e këtij kaosi në arsimin e Prizrenit do të përballen me ligjin.

Hapja e konkursit nga DKA-ja në Prizren, bie ndesh edhe me nenin 44 dhe 97 të Ligjit të procedurës së përgjithëshme administrative O5L-31 duke mos i respektuar të drejtat e kanditatëve që aplikojnë për punsim. Shkeljet janë edhe më të mëdha nga ana e DKA-së, në këtë rast mosrespektimi i Ligjit të punës 03/L-2012 si dhe mosrespektimi i vendimeve të organit që del nga Ligji i ispektoriatit 2009/9, organ i cili tashmë i’u ka dhënë të drejtë kanditatëve të cilët janë pranuar në konkursin e muajit gusht në marrëdhënie pune.

Shkeljet e vazhdueshme ligjore të Qeverisë lokale në Prizren për interesa të punësimeve partiake siç ndodhi edhe para disa dite në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, tregon qartë se asgjë nuk ndryshon kjo qeveri nga qeveria e “Klanit PRONTO” që ka qenë për 10 vjet!

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, inkurajon të punësuarit në konkursin e kaluar, të cilët kanë marrë përgjigje pozitive nga organet përgjegjëse sipas ligjit, për të gjitha këto padrejtësi që po u bëhen nga DKA-ja dhe Haskuka, t’i drejtohen Prokurorisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së informimit të NISMA-s Socialdemokrate – Dega në Prizren. /Indeksonline/