11:49 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

NISMA jep një propozim për gjitha grupet parlamentare

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismas Social Demokrate, Bilall Sherifi ka deklaruar se partia e tij shpreh gatishmëri që të ulen grupet parlamentare të bisedojnë dhe të arrijnë një pozicion ku produkti i gjithë debatit të sotëm në Kuvend të jetë në funksion të interesave shtetërore, por jo atyre partiake.

“Nëse tash dëshironi të dilni si shpëtimtar të Kosovës, atëherë duhet të pranoni faktin se nuk jeni mjaft, ju mujm ne. Por si mund të shpëtohet Kosova nëse bëhemi bashkë, ta ndalim projektin e Serbisë për të krijuar komuna me shumicë, përmes të cilave krijon influencë të vet. Le të lëvizim nga ky pozicion aktual që e kemi dhe të shfrytëzojmë këtë seancë që të bëjmë këtë rezolutë të cilën Nisma përkrah kërkesën që mos të flitet për territor. Por rezoluta të jetë gjithëpërfshirëse edhe me pika tjera. Mendojë se në atë cfarë e lexoi Memli jemi së bashku”, u shpreh ai. /Indeksonline/