21:13 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nisma largon komisionerët dhe vëzhguesit nga QNR

Partia e Fatmir Limaj, Nisma Socialdemokrate ka marrë vendim për largimin e komisonerëve dhe vëzhguesve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

E gjithë kjo pas informacioneve që QNR po përgatitet që sonte nga ora 21:00 të fillojë numërimin e votave të parregullta nga Serbia.

Kjo ngutja pa vendimin e KQZ-së, sipas Limajt është kontrabandim me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor.

 Komisionerët dhe vëzhguesit e Nismës tanimë janë duke qëndruar jashtë QNR-së./Indeksonline/