09:35 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nisma në ethe, vetëm 18 vota është mbi pragun

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon rinumërimi votave i mbi 1 mijë e 400 vendvotimeve. Pragu i Nismës vazhdon të jetë tema më interesante e këtij rinumërimi.

Indeksonline mëson se aktualisht Nisma është mbi pragun vetëm 18 vota. Shifra prej 18 votash pritet të rritet apo zvogëlohet pas rinumërimit të votave të Malishevës, aty ku Nisma e ka koncentrimin më të madh.

Burime të Indeksonlinet mësojnë se në rinumërim diferenca e votave partiake është e vogël, por që votat midid kandidatëve kanë disa ndryshime.

Aktualisht kanë mbetur për t’u rinumëruar votat edhe të 834 vendvotimeve. Tërë procesi i rinumërimit pritet të përfundojë brenda 2 javësh./Indeksonline/