Nisma në Gjakovë zhvillojnë takim për aktivitetin dhe rolin e partisë së Limajt
Nisma dega në Gjakovë kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët. Në këtë takim kanë marr pjesë Valdete Bajrami – këshilltare politike e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj si dhe deputetja, Albulena Balaj Himaj.
Nikoqir i këtij takimi ishte Asambleistja, Valentina Aliaj. Në këtë takim në cilësinë e këshilltares të Kuvendit Komunal të Gjakovës të Nismës Socialdemokrate, ajo e ka njoftuar këshilltaren politikë të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Valdete Bajrami, për aktivitetin dhe rolin e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë.
Po ashtu Bajramin e njoftova edhe për trajtimin e temave që ne i diskutojmë në Asamblenë Komunale në Gjakovë, që janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.
Gjatë këtij takimi u konfirmua nga Valdete Bajrami se ne do ta kemi mbështetjen e vazhdueshme në proceset që na presin në Komunën e Gjakovës si këshilltare komunale por edhe në Forumin e Nismës Socialdemokrate të Gruas në Gjakovë./Indeksonline/