15:58 / E Martë, 19 Tetor 2021 / LB

NISMA siguron dy vende në asamblenë e Ferizajt

Nisma Socialdemokrate në Ferizaj në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 17 tetorit ka arritur të siguroj dy ulëse në asamblenë komunale të kësaj komune.

Listës për Asamble i ka pri kryetari i kësaj degë në Ferizaj, Besnik Berisha.

Nisma në Ferizaj për kryetar komune e ka mbështetur Agim Aliun e PDK-së me të cilin ishin në bashkëqeverisje mandatin e fundit.

Lista për Asamble e Nismës ka arritur të marrë 1728 vota apo 3.89%.