21:32 / E Martë, 13 Gusht 2019

NISMA vazhdon t’i mobilizojë degët për zgjedhjet e parakohshme

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me strukturat drejtuese të degëve anekënd vendit.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim drejtuesit e degës së Nismës në Vushtrri.

Kryetari Limaj tha se Nisma Socialdemokrate po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme me objektiva të qarta.

 “Dega e Vushtrrisë, e mobilizuar më shumë se kurrë më parë për procesin e ardhshëm zgjedhor. Drejtuesit e degës ma konfirmuan gatishmërinë e tyre për t’i arritur objektivat tona në këto zgjedhje”, ka thënë ndër të tjera kryetari Limaj.

Po sot, sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi dhe anëtari i kryesisë së Nismës, Skender Reçica, kanë vizituar degët e Nismës në Podujevë dhe Obiliq.

Krejt këto takime në funksion të mobilizimit të degëve për zgjedhjet e parakohshme.

Nisma Socialdemokrate tash e disa ditë po i mobilizon strukturat e saj në prag të zgjedhjeve të parakohshme.

#nejemigati #nismasocialdemokrate #kryetariLimaj