17:26 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nisma: VV ka tentuar të grabis 6 mandatet tona, nga patriotë u kthyen në grabitqar

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate,Billall Sherifi në një konferëncë për media ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD i ka 6 mandate në lëgjilaturën e shtatë të Kuvendit, shkruan Indeksonline.

Sherifi ka thënë se qëllimi i kësaj konference është për të demaskuar vlerësimin e deritanishme të votave.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që përmes votave kriminale të mbushura në Serbi,  të përfitoj dhe të grabis 3 mandate që i takojnë 42 votuesve, të Nisma-s.

“Qëllim i kësaj konference është për të demaskuar vlerësimin e votave. ‘’Ata kanë hipokrizinë, dyfytyrësinë dhe moralin e dyfishtë.

Po paraqesin vazhdimin e të keqes në variantin e tyre. Neve na bën të dalim para qytetarëve fakti që përderisa VV ishte e kënaqur me 29 mandatet, i refuzonte këto vota.

Në momentin kur e pa që përmes këtyre 3400 votave mund të grabisë 6 mandate të Nismës, ajo hoqi maskën. Nga patriotë, dolën grabitqarë. Dëshirojnë të grabisin votat dhe mandatet që kanë dlaë nga votuesit e Kosovës. 42 mijë vota të ligjshme përballë 3 e diçka votave kriminale.

Duan të grabisin, jo pe duan të mbrojnë diçka’’, ka thënë ai.

Në fund Sherifi u ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalojnë tendencën për të grabitur, siç ka thënë ai, 6 mandatet e NISMA-s.

“VV po kërkon përmes votave kriminale në rrugë kriminale dhe të mbushura në mënyrë kriminale që kanë ardhur nga Serbia të përfitojë të vjedhë, të grabisë tre mandate që iu takojnë 42 mijë votuesve. Presioni që është duke u bërë mbi PZAP mbi vendimin e saj të ligjshëm, është një mesazh që përpiqen t’i dërgojnë Kushtueses që t’i frikësojë, që të marrin vendime sipas dëshirave të tyre grabitqare. Por kjo nuk do të kalojë. Vjedhja e mandateve të Nismës është e papranueshme dhe nuk do të pranojë një gjë të tillë. Ne do të pranojmë çdo rezultat që del nga votat e rregullta, por asnjë rezultat që del nga tendencat për grabitje të mandateve. Jemi të zhgënjyer me faktin për ata që paraqiten si shpresë për vendin, duan të startojnë me qeverisje me grabitje e vjedhje. Fillojnë me hajni dhe do të përfundojnë me grabitje. I bëjmë thirrje VV të heqë dorë nga tendenca për të grabitur mandatet e Nismës”. /Indeksonline/