15:51 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Nismës në Han të Elezit i bashkohen dhjetëra personalitete nga kjo komunë

Nismës Socialdemokrate, dega në  Han të Elezit, nga sot i është bashkuar një numër i madh i personaliteteve publike nga kjo komunë.

Atyre mirëseardhje në emër të Nismës Socialdemokrate u ka uruar kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Me këtë rast ai ka falënderuar ata që kanë zgjedhur partinë Nisma për ta dhënë kontributin e tyre.

Krasniqi i ka siguruar të aderuarit se do ta kenë hapësirën e nevojshme për ta dhënë kontributin e tyre.

“Programi ynë politik është më i miri. Parimet tona janë krejtësisht socialdemokrate. Koha po dëshmon se vendimi për themelimin e Nismës Socialdemokratë katër vite më parë, ka qenë i drejtë. Kosova ka nevojë për një subjekt politik të orientimit të majtë, socialdemokrat. Vetë gjendja ekonomike e vendit tonë kërkon një subjekt politik që mendon pak më shumë sesa është menduar deri sot për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Më tutje, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate ka thënë se Nisma Socialdemokrate dallon nga partitë tjera. Shtyllat bazë të Nismës, sipas Krasniqit, janë: Liria, Drejtësia dhe Solidariteti.

“Ne i pranojmë zhvillimet politike dhe të arriturat që kanë ndodhur në Kosovë, por e pranojmë se në Kosovë duhet të ndodhin ndryshime. Kanë mundur të ndodhin ndryshime më shumë sikur politikat të ishin më të qarta”, ka theksuar Krasniqi.

E, nga ana e tij, koordinatori i degës së Nismës në Han të Elezit, Mefail Suma, ka thënë se të aderuarit janë me profesione të ndryshme, duke shtuar se njerëzit po e zgjedhin këtë subjekt për arsye se shohin mundësi për ta dhënë kontributin e tyre.

Bekim Dernjani, i cili aderoi sot, tha se Nismën e shohin si subjekt ku kanë mundësi të japin kontributin e tyre. Po ashtu ai ka përmendur edhe programin politik të Nismës Socialdemokrate, e cila, sipas tij, u duhet më së shumti qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë është lista e plotë e personave të cilët nga sot i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate, dega në Han të Elezit:

Bekim Dernjani, Nexhat Thaçi, Enver Thaçi, Avni Thaçi, Enis Dernjani, Arsim Dernjani, Asllan Dernjani, Shani Curri, Shefki Qajani, Minir Dernjani, Samet Hasallari, Zylbehar Dernjani, Adnan Hasallari, Ekrem Rogaqi, Hajrun Kalisi, Edon Thaçi, Qazim Bela, Mitat Suma dhe Beqir Laqi.