22:55 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Nita surprizohet nga nëna e saj, puthje e përqafime pas më shumë se një muaji distancë

Nita ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të fortë me nënën e saj. Ajo ka më shumë se një muaj që është bërë pjesë e shtëpisë dhe nuk ka patur asnjë kontakt me nënën dhe familjen e saj.

Në linjën e saj të jetës, Nita ka folur gjatë për raportin që ka me mamanë e saj. Ajo është shprehur se mamaja e saj, është shtylla më e fortë e shtëpisë.

Në rrëfimin e saj për jetën, Nita gjithashtu tha se kishte mall për mbesën e saj të vogël.

Këngëtarja ne Prime-n e sotem u surprizua nga mamaja e saj, e cila po e priste në dhomën e surprizave. Takimi i tyre me plot përqafime e puthje, përcolli shumë emocione te publiku.