08:53 / E Premte, 29 Maj 2020

Nitaj: Dikush ia piu duhanin fshehtë Haradinajt, por pa të Kosova do të ishte e copëtuar

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj raportimeve se se Ministria e Integrimeve ka paguar një kontratë ku do të lobohej modifikim territoresh.

Nitaj ka thënë se kjo gjë nuk mund të lidhet me emrin e Ramush Haradinajt, i cili në atë kohë ishte kryeministër i qeverisë.

Ai ka thënë se ministria është autonome në lidhjen e kontratave të lobimit.

“Lajmet se Ministria e Integrimeve paska paguar nje kontrate ku do te lobohej per te ashtuquajturin “modifikim territorial” qe ne shqip i bie shkembim territoresh, deshmon se sa i madh ka qene fronti per copetimin e Kosoves, te cilin e ka kundershtuar i vetem Ramush Haradinaj. Ministria eshte autonome ne lidhjen e kontratave te lobimit dhe mos provoni qe kete ta lidhni me emrin e Ramush Haradinajt”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Nitaj ka thënë se kjo gjë ka mundur të ndodh në fshehtësi nga Haradinaj, por sipas tij, pa atë kryeministër, Kosova tashmë do të ishte e copëtuar.

“Nese lajmi eshte i sakte, mund te thoni se dikush ia paska “pi duhanin fsheht” por per ju qe kuptoni e provoni te shkruani shqip, po te mos ishte Ramushi me aleatë, toka e Kosoves sot do te ishte e copetuar!”, ka shkruar në fund Nitaj.

Mos i humb