15:17 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nitaj i AAK-së: Dikush po dojka me e ba llugë

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullim të Ligjit për Paga.

Përmes Facebook-ut, Nitaj ka shkruar se me pezullimin e këtij ligji, dikush po tenton që ta bëjë ‘’llugë” situatën.

“E paskan pezullu Ligjin e Pagave deri ne mars! Krejt po me duket se dikush po dojka me e ba llugë”, ka shkruar ai./Indeksonline/