Nitaj i nervozuar me opozitën: Mshoni sa të mundeni Ramushit, i ka shpatullat e gjëra!
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka komentuar vendimin e Qeverisë “Haradinaj” rreth vendosjes 100% të taksës doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjës.
Sipas Nitajt, Haradinaj i ‘duron’ kërcënimet për shkarkim nga disa figura politike. Ai ka përmendur Erdoganin, Albin Kurtin, Avdullah Hotin.
Postimi i plotë:
Vendimi i madh i Ramushit dhe Opozita
I pari që i është kërcënuar Ramush Haradinajt me shkarkim, ka qenë Erdogani.
I dyti Vuçiqi e Daçiqi, menjëherë pas tyre edhe Albin Kurti e Abdullah Hoti (lexo Isa Mustafa)!
Këta të fundit madje firmën e tyre në projektrezolutën që e kërkon dorëheqjen e Qeverisë e të Haradinajt, e paskan vendosur vec një ditë pas vendimit me të rëndësishëm të një qeverie dhe një kryeministri në historinë e shtetit të Kosovës që ia bën “bllok” Serbisë!
Ani bre mshoni sa të mundeni, se Ramushi i ka shpatullat e gjëra dhe e duron, veç mos harroni se vendimi i tij është vendim që e ka marrë mbështetjen e popullit dhe ju sot flisni kot!
MN