11:35 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nitaj: Opozita e shau Qeverinë dhe iku, por kryeministri as s’ishte i ftuar në seancë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka kritikuar opozitës për lëshimin e seancës së sotme.

Në një postim në Facebook, Nitaj ka shkruar se kryeministri as nuk ishte i ftuar të marr pjesë në seancën e sotme të jashtëzakonshme, përcjell Indeksonline.

Më poshtë postimi i Nitaj pa ndërhyrje:

E dinin qe s’mbahej mbledhja. Erdhen, e shane Qeverine dhe iken. Thane pse nuk ka ardhur Kryeministri, e ai as qe ishte thirrur ne kete seance. Kjo ishte detyra e Opozite sot!!!

E jona eshte qe t’i kalojme edhe metrat e fundit per tu bere pjese e Interpolit dhe t’i kapercejmr edhe pengesat enorme per liberalizimin e vizave! /Indeksonline/