16:07 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / LB

Një 25-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se duke u mbështetur në informacionet e para ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 25 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci për Indeksonline.