16:22 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Një 35 vjeçare si Khloe Kardashian, ekspozon format trupore

Motra e yllit Kim Kardashian, Khloe tashmë një nënë ‘single’ është shfaqur në Beverly Hills tejet joshëse në veshje sportive, shkruan Indeksonline.

Ylli 35 vjeçar pjesë e ‘Reality Show-it’ të njohur të motrave Kardashian ka tronditur me një pamje të thjeshtë por që ka marrë vëmendjen e publikut.

Khloe kishte veshur një xhaketë të zezë me mëngë të shkurtëra dhe me syze dielli ajo po dukej një femër klasi.

Kujtojmë që ajo i ka dhënë fund martesës së saj me basketbollistin Tristan Thompson, pas dyshimeve se i njejti e kishte tradhëtuar, tani ajo është e fokusuar te vajza e saj True. /Indeksonline/