10:29 / E Martë, 20 Shkurt 2024 / L K

Një 70-vjeçar e zëvëndëson Gatusson te Marseji

Drejtuesit e Marseille duket se kanë pikeuar zëvendësuesin e Gattusos. Bëhet fjalë për Jean-Louis Gasset i cili pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme si “timonieri” i ri i skuadrës.

70-vjeçari do të firmosë një kontratë deri në fundin e sezonit aktual me Marseille që gjatë verës mund të marrë kohën e duhur për të emëruar një tjetër trajner për sezonin e ardhshëm ku i preferuari kryesor është ishi i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier.

Gasset, së fundmi ishte në krye të kombëtares së Bregut të Fildishtë, ndërsa në të kaluarën ka pasur eksperienca me disa klube franceze si Caen, Istres, Montpellier, Saint-Etienne apo edhe Bordeaux.