Një aeroplan “ateron” mbi një punëtor të aeroportit të Londrës
Ekipet e emergjencës rrethuan një aeroplan rus në aeroportin Gatwick të Londrës, pasi një punonjës i ekuipazhit në terren u lëndua në pistë.
Zyrtarët kanë njoftuar se një punonjës i aeroportit ishte lënduar në vendin e ngjarjes- ku pretendohet se këmbët e tij janë “goditur” nga avioni, gjatë kohës që ai ishte duke ateruar, transmeton Indeksonline.
Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja dhe gjithashtu nuk dihet për gjendjen e personit.
Si pasojë e kësaj deri në 200 pasagjerë janë mbërthyer në avionin e Rossiya Airlines, e cila ka mbet në pistë në aeroport gjatë dy orëve të fundit./Indeksonline/