19:34 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Një aksident tjetër me të lënduar në Mitrovicë

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor, vazhdon të jetë shqetësues.

Për shkak të pakujdesisë dhe mjegullës, në orët e mbrëmjes së sotme janë shënuar disa të tilla në vendin tonë.

Rreth orës 19:30, një aksident ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Dyshohet se është lënduar një person, deri sa të njëjtit i është dhënë ndihma e parë./Indeksonline/