07:36 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Një alpaka futet midis një loje futbolli në një qytet të Anglisë

Momenti qesharak u xhirua nga qytetarët teksa një alpaka “pushtoi” një fushë futbolli në Angli.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lojtari i çuditshëm vrapoi në fushë gjatë një ndeshjeje e cila u zhvillua midis Carlton Athletic me Ilkley Town AFC, në qytetin e Wakefield të dielën pasdite.

Videoja e publikuar gjerësisht në rrjetet sociale u bë virale, kur kafsha futet në mes të fushës.

Në momentin kur alpaka hyn në fushën e lojtarëve të tjerë, këta të fundit largohen shpejt nga ajo.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme ajo ndalet njëherësh dhe shikon njërin nga lojtarët përpara se të vrapojë jashtë fushës.