75 Mall Live Search
19:28 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Një arsyeje më shumë që të rrini në shtëpi: Neser moti me shi!

Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë vlera pozitive në të dy vlerat ekstreme, minimalet ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, njofton instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi 1-6m/s.