08:34 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / L K

Një banesë përfshihet nga zjarri në Fushë Kosovë, shkak mbushësi i telefonit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një banesë në Fushë Kosovë është kapluar nga zjarri.

Shkaktari i zjarrit raportohet se ishte mbushësi i telefonit.

Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

“Viktima mashkull shtetas i huaj,  ka informuar se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij. Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnlline.