11:42 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Një burrë ia prek të pasmet një gazetareje, gjatë transmetimit live

Alex Bozarijani, një reportere për WSAV-në, ishte duke pasqyruar për një garë në Savannah, Georgia, të shtunën më 7 dhjetor.

Ndërsa ajo raporton nga vendi i ngjarjes live, një burrë ia prek të pasmet, shkruan Indeksonline.

Ajo habitet dhe hesht, por më pas vazhdon raportimin. Video u bë virale në Twitter.

Kështu gazetarja, e shpërndau videon duke shkruar:

“Për njeriun që më preku prapanicën time gjatë transmetimit live: Ti më dhunove, objektivizove dhe më turpërove”.

Twetti i Alexit mori mijëra pëlqime e shumë shpërndarje./Indeksonline/