17:07 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Një burrë në NYC mblodhi 5,000$ shpërblime duke raportuar shkeljet në komunikacion

New York City ka një ligj kundër autobusëve dhe kamionëve komercialë që e lënë motorin ndezur ndërkohë që makina nuk është në lëvizje.

Për të përforcuar ligjin, shteti krijoi një program shpërblyes për qytetarët të cilët raportojnë (ose spiunojnë) makinat që shohin me motor ndezur kur janë në vend.

Personi i cili raporton mund të përfitojnë 25% të gjobës, e cila varion nga 350$ në 2,000$ për ata që përsërisin shkeljen e ligjit.

Në 2018-ën një avokat me emrin David Dong mori 4,912$ nga 47 paditje të bëra. Ai madje theu “rekordin” e Zachary Tinkelman, i cili menaxhoi të mblidhte 4,600$.

Historia nga NYC thotë se shteti ka dorëzuar gati 20,000$ 13 individëve të ndryshëm.

Ky ligj u vu në zbatim në përpjekje për të pastruar ajrin në NYC. Në ndonjë zonë të caktuar ju mund të merrni një gjobë nëse lini motorin ndezur në kohën kur makina nuk është në lëvizje, për më shumë se 3 minuta. Por në zonat e shkollave koha e limituar është vetëm 1 minutë.

Falë shpërblimeve, numri i raportimeve është rritur. Në vitin 2017 kishte vetëm 24 raportime, ndërsa në vitin 2018 kishte një rritje deri në 1,038 të tilla.