09:10 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / MSH

Një burrë rrah dhe kanos gruan e tij në Prizren

Një rast i dhunës dhe kanosjes ka ndodhur në Prizren dje.

Policia bën të ditur se është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, raporton Indeksonline.

I njëjti dyshohet se e ka kanosur me armë viktimën, gjithashtu.

Bëhet fjalë për të dyshuarin M.O (1952), i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pistoletë, me dy karikatorë dhe 50-fishekë, për të cilën i dyshuari deklaron se është e vëllait të tij i cili gjendet jashtë Kosovës” bën të ditur policia.

No photo description available.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.

Ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal për veprat penale: “Dhunë në familje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”.