21:19 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Një darkë fundviti në errësirë, gjysma e Tiranës pa drita

Duket se njësoj si vitet më parë, edhe këtë fundvit, Shqipëria do hasë sërish probleme me energjinë elektrike.

Aktualisht gjysma e Tiranës është pa energjie elektrike prej më shumë se 30 minutash.

Pa energji elektrike mësohet se është Rruga Bardhyl, zona e Brrylit, tek Materniteti i ri, Ali Demit, Shkoza dhe fshatrat përreth.

OSHEE ka reaguar mbrëmjen e sotme dhe ka shpjeguar se bëhet fjalë për një defekt në nënstacionin e ish-uzinës traktori.

“Për shkak të një defekti në rrjetin 110 kV te OST, ka mbetur pa punë nenstacioni i Traktorave, duke lene pa energji elektrike zonen përreth.

Aktualisht brigadat e OST jane duke punuar me manovrimin e linjave, per ti dhene energji nënstacionit në drejtim tjetër” thotë OSHEE. /albeu.com/

Temat: