07:50 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rrugët e Tiranës përmbyten nga reshjet, shiu vazhdon dhe sot

Kryeqyteti i Shqipërisë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, që kanë sjellë për pasojë përmbytjen e disa rrugëve.

Dy ndër më të përmbyturat rezultuan “Ali Demi” dhe “Unaza e Re”.

Ndërkaq Instituti i Gjeoshkencave, publikoi disa të dhëna lidhur me parashikimin e motit për ditët në vijim. IGJEUM raporton se paraditja pritet që të ketë reshje intensive, sidomos në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës, transmeton tch.

Qytetet e rrezikuara nga përmbytjet janë Vlora, Gjirokastra, dhe Elbasani.