10:08 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / OSH

Një dashuri si kjo, 81 vjeçari surprizon me serenatë në oborrin e spitalit gruan e tij, e infektuar me Covid19

Infektimi me koronavirus i bashkëshortes ka rritur dashurinë e nje çifti të moshuarish italian.

Stefano Bozzini ka mendur të surprizojë bashkëshorten e tij prej 47 vitesh së bashku , e shturar në një prej spitaleve Covid-19 në vend.

81-vjeçari  ka marrë firzamonikën e tij ku përmes një potpuri këngësh ka surprizuar bashkëshorten dhe ka përcjelle shumë emocione tek të gjithë pacientët e tjerë.

I veshur me një triko të kuqe, një kapelë dhe maskë, burri luante gjithë entuziazëm ndërsa gruaja e shihte gjithë dashuri .

Gruaja e tij, Carla Sacchi, e pa atë nga dritarja e spitalit e ‘Castel San Giovanni’, duke shijuar këngët e saj të preferuara, si dhe “Spanish Eyes” të Engelbert Humperdinck.