20:48 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Një datë e dy festa për Harisin nga Podujeva, tifozin e Liverpoolit

Për Harisin, 25 maji është një ditë shumë e veçantë.

Tifozi i Liverpoolit me këtë datë ka ditëlindjen por kjo datë lidhet shumë edhe me historin e klubit që ai dashuron.

Në këtë ditë Haris Dedaj mbush 9 vjeç dhe gjithashtu është edhe përvjetori i 15-të i fitores historike të Ligës së Kampionëve në Stamboll.

Atëherë ai nuk ishte i lindur por e ka mësuar për Dramën që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve, ku Liverpooli e fitoi titullin e pestë në histori.

Vitin e kaluar Harisi e festoi titullin e Ligës së Kampionëve ndërsa këtë vit shpreson që ta shoh skuadrën e zemrës që ta festoj titullin e Premierligës. /IndeksOnline/