11:09 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Një deputete iraniane vdes nga koronavirusi

Fatemeh Rahbar, deputete e kuvendit iranian, ka vdekur nga koronavirusi. Lajmin e raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, Tasnim.

Irani është njëri prej shteteve më të prekura nga koronavirusi në Botë, pas Kinës. Deri të premten, në këtë shtet janë raportuar 4747 raste të infektimeve.

Image result for Fatemeh Rahbar

Deputetja që vdiq nga koronavirusi ishte ligjvënëse konservatore nga Teherani. Deri të premten, shifra e viktimave shkoi në 124, por nuk dihet nëse në këtë numër u përfshi edhe rasti i deputetes, shkruan “Reuters”.

Image result for Fatemeh Rahbar

Ndryshe, disa zyrtarë të lartë iranianë tashmë janë infektuar me koronavirus, përfshirë zëvendësministrin e shëndetësisë, Iraj Harirchi, dhe deputeti Mahmboud Sadeghi.

Disa ditë më parë, nga koronavirusi vdiq edhe një këshilltar i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Disa shtete kanë vendosur që t’i ndërpresin fluturimet me Iranin në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e rasteve.