22:43 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Një ditë para koncertit në Prishtinë, Alban Skenderaj ka diçka për të thënë

Nesër me datën 19 qershor, në Prishtinë në sallën “1 tetori” pritet të mbahet koncerti “Hapsira e një ëndrre” nga këngëtari Alban Skenderaj, shkruan Indeksonline.

Duke qenë se Alban Skenderaj është një artist mjaft i dashur për publikun shqiptarë, pritet që ky koncert të jetë një mundësi për ti përjetuar nga afër emocionet që sjellë ai me këngët e tij.

Këngëtari duket se ka qenë i kënaqur me interesimin për koncertin. Ai ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram duke shkruar : “Prishtina në zjarrë! Nesër ose kurrë”.

Ai ka ftuar gjithë adhuruesit e tij që të jenë të pranishëm nesër në koncertin që pritet të mbahet. /Indeksonline/