10:48 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / Blerim

Një ditë para ndeshjes në EURO20, nisin problemet te Italia/ Lëndohet mesfushori… Tani në pritje të UEFA-s për zëvendësuesin!

Kanë filluar problemet te Kombëtarja e Italisë vetëm një ditë para ndeshjes së parë në EURO20.

Lajmet e fundit nga Italia thonë se futbollisti, Lorenzo Pellegrini pritet të mungoj në Kampionatin Europian për shkak të një problemi muskulor, shkruan IndeksOnline

Madje si zëvendësues të Pellegrinit, Mancini pritet ta ftoj lojtarin e Fiorentinas, Gaetano Castrovilli. Por, Federata e Futbollit të Italisë është duke pritur përgjigjen e UEFA-s për t’ia lejuar lojtarin e ‘Violas’.

Kujtojmë që Italia nesër luan ndeshjen e parë dhe hapëse në EURO20 kundër Kombëtares së Turqisë – takim ky që nis nga ora 21:00./IndeksOnline/