16:35 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Një ditë para nisjes së mësimit, Zemaj me porosi për nxënësit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar  të shtohet kujdesi për nxënësit, fëmijët në përgjithësi në këtë fazë të ndjeshme të pandemisë.

Kjo e kërkesë e Zemajt u bë një ditë para se të rifillojë procesi mësimor.

Zemaj tha se nxënësit duhet inkurajuar për kujës të shtuar gjatë shkuarjes dhe ardhjes nga shkolla dhe se vazhdimisht duhet respektuar rregullat për pengimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, transmeton Indeksonline.

Tutje ai shtoi se respektimi i këtyre rregullave, do të sjell vit të suksesshëm edhe në mësim-nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për prindërit dhe arsimtarët.

Postimi i plotë:

Prindër të dashur, familjarë të nxënësve,

Nesër është ditë shumë e rëndësishme për më të dashurit tanë, nxënësit. Po fillon Viti i ri shkollor.

Nga këtu, nga shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku unë fillova ditën e parë të shkollës, kërkoj nga Ju, ta shtoni kujdesin për nxënësit, fëmijët tuaj edhe në këtë fazë të ndjeshme.

Ju lus që t’i inkurajoni ata për kujdes të shtuar gjatë shkuarjes dhe ardhjes nga shkolla dhe vazhdimisht, të respektojnë rregullat për pengimin dhe luftimin e pandemisë.

Respektimi i këtyre rregullave, do të sjell vit të suksesit edhe në mësim nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe për arsimtarët.

Covid-19 tashmë është mes nesh, duhet të kemi kujdes, duke iu përmbajtur rekomandimeve, ne duhet të vazhdojmë me sukses mësimin në shkolla, të fitojmë edhe betejën kundër virusit e gjithsesi edhe betejën për dije.

Mësimdhënës të çmuar, prindër dhe nxënës të dashur, urime fillimi i Vitit të ri shkollor!

Bashkë mund t’ia dalim!

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

Ruaje distancën!

#QeveriaHoti