14:41 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Një ditë pas formimit të Qeverisë, Hoti thërret seancë plenare

Qeveria e re ka thirrur seancë pleanre për ditën e nesërme në ora 10:00, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit në rënd dite janë: Deklarimet jashtë rendit të ditës, miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, propozim për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “Covid-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimee Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020 dhe propozim i grupeve parlamentare për zëvëndësimin e deputetëve në komisionet parlamentare./IndeksOnline/